Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kreu i KMSH: E deshi shumë vendin tonë, unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur një mik

Spahiu shprehet se nga audienca e posaçme me Atin e Shenjtë, kuptoi rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komunitetit Mysliman.

21 Prill 2025, 12:58 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kreu i KMSH: E deshi shumë vendin
pamje nga audienca

TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i KMSH-së shprehet Papa e deshi shumë dialogun ndërfetar, Shqipërinë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.

Spahiu shprehet se nga audienca e posaçme me Atin e Shenjtë, kuptoi rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komunitetit Mysliman.

Ai shkruan më tej se sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar. Kreu i KMSH i shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!

POSTIMI I PLOTË:

Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.

Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.

Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.

Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.

Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.

I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!

bujar spahiu vdekja e papa franceskut

Sondazh

Poll