21 Prill 2025, 10:15
Nga I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur ngjarjen për arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupsion pasiv. Në njoftimin e SPAK, theksohet se Zeka së bashku me dy efektivët e tjerë janë përfshirë në një skemë abuzive.
Sipas organit të akuzës, ata u arrestuan pasi i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill. Po ashtu SPAK njofton se gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.
Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)
Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)
Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.
Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.
Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.
spak roven zeka
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:17
r.ll
TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franç...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të p&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komis...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet at...
Aktualitet
20 Prill 2025, 22:18
SARANDË- Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sar...
Aktualitet
20 Prill 2025, 22:53
TIRANË-Rreth një muaj më parë më 28 mars u zbulua skandali me mishin e pulës me salmonelë, ku 15.000 kilogramë u ...
Aktualitet
20 Prill 2025, 22:51
I.A
KOSOVË- Historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se shqiptarët mund të krahasohen vetëm me baskët e Spanjës pë...
Aktualitet
20 Prill 2025, 22:02
I.A
SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes”. N...
Aktualitet
20 Prill 2025, 21:45
I.A
TIRANË- Tre etapa të edicionit 108-të të “Giro d’Italia 2025” do të mbahen në Shqipëri, duke filluar nga ...