21 Prill 2025, 13:28
Nga N.F
Arrestimi
KUKËS-Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kukës. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova për drogë.
Policia bën me dije se i riu u ndalua në Kukës me qëllim ekstradimin në Kosovë. I arrestuari është identifikuar me inicialet D.D. Mësohet se Gjykata e Prishtinës më datë 14 prill të këtij viti i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/ Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
arrestohet 31-vjeçari në kukës
Aktualitet
21 Prill 2025, 13:07
r.ll
papa dhe imzot dodaj
TIRANË- Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike shqiptare imzot Arjan Dodaj ka reaguar lidhur me vdekjen e Papa Françesk...
Aktualitet
21 Prill 2025, 12:58
r.ll
pamje nga audienca
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Pa...
Aktualitet
21 Prill 2025, 12:00
r.ll
muhamed lika
KOSOVË- Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë, pasi dyshohen se kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e rreshteri...
Aktualitet
21 Prill 2025, 11:32
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin Clermont-Ferrand&n...
Aktualitet
21 Prill 2025, 11:16
r.ll
pamje nga vizita e papes ne tirane
TIRANË- Papa Françesku është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vje&cce...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:52
r.ll
papa dhe baba mondi
TIRANË- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Fran...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:15
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur ngjarjen për arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugor...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:17
r.ll
TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franç...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të p&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komis...