Aktualitet

Vdekja e Papa Françeskut! Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike shqiptare: Na beko nga qielli e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde

Imzot Dodaj shprehet se Papa Françesku ishte revolucionar i butësisë dhe e donte shumë popullin shqiptar.

21 Prill 2025, 13:07 Nga r.ll
Vdekja e Papa Françeskut! Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike
papa dhe imzot dodaj

TIRANË- Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike shqiptare imzot Arjan Dodaj ka reaguar lidhur me vdekjen e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta paraditen e sotme. Në një status në platformën "X", imzot Dodaj shprehet se Papa Françesku ishte revolucionar i butësisë dhe e donte shumë popullin shqiptar.

“Faleminderit i dashur Papa Françesku. Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar. Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde”- shkruan Dodaj.

Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.  Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, ku thuhej se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.  Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.

Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare

imzot arjan dodaj vdekja e papa franceskut

Sondazh

Poll