Sport

Tah njofton lamtumirën nga Leverkusen: “Nuk ka rinovim, vendimi është marrë”

“Gjithçka është thënë që në fillim. Ishte një moment kur vendosa të mos rinovoj kontratën”

21 Prill 2025, 14:29 Nga DOSJA
Tah njofton lamtumirën nga Leverkusen: “Nuk ka rinovim, vendimi

GJERMANI - Pas barazimit të djeshëm 1-1 mes Bayer Leverkusen dhe St. Pauli, që i dha mundësinë Bayern Munich të arratisej në krye të tabelës, Tah, mbrojtësi i skuadrës së Xabi Alonso, ka konfirmuar zyrtarisht për median, largimin e tij në verë nga skuadra e ‘Aspirinave’.

A do të largoheni nga Bayer Leverkusen? “Po, patjetër”.

Vendimet për të ardhmen? “Jo, të them të drejtën, nuk kam një afat kohor të saktë. Por klubi e di këtë. Dhe, si gjithmonë, kam komunikuar gjithçka shumë hapur. Gjithçka është thënë që në fillim. Ishte një moment kur vendosa të mos rinovoj kontratën dhe të mos qëndroj këtu dhe situata ka mbetur e njëjtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll