Politike

"PS kur mori besimin e Kavajës e nxori nga një gropë e madhe," Rama ironizon Berishën: Sa herë flet i fiket llampa! Nëse na bashkoheni çojmë në vend profecinë e Gjergj Kastriotit

Rama u bëri thirrje të rinjve të votojnë PS-në pasi ka një arsye më të fortë se Berisha për të qeverisur vendin. Ai theksoi se vendi ka edhe pak hapa për tu anëtarësuar në BE.

21 Prill 2025, 11:46 Nga N.F

"PS kur mori besimin e Kavajës e nxori nga një gropë e

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kavajë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se që pas ardhjes në pushtet të qeverisë së tij Kavaja u nxorr nga një gropë e madhe teksa fajësoi pushtetarët e mëparshën se i kishin lënë aty. Ai më tej iroinizoi kreun e opozitës, Sali Berisha teksa tha se sa herë flet i fiket llampa.

Rama u bëri thirrje të rinjve të votojnë PS-në pasi ka një arsye më të fortë se Berisha për të qeverisur vendin. Ai theksoi se vendi ka edhe pak hapa për tu anëtarësuar në BE. Rama theksoi se ata duhet tu bashkohen për të çuar në vend profecinë e Gjergj Kastriotit.

"Jeni këtu në Kavajë, Rrogozhinë vajza dhe djem të rinj që keni ëndrra, shpresa. Mbase një pjesë nuk e mban mend si ka qenë Kavaja apo Rrogozhina. PS për herë të parë mori besimin e Kavajës, e nxori Kavajën nga një gropë e madhe ku e kishte lënë një forcë që lindi si shpresa por u bë forca e shkuarës që përfaqësohet nga një individ 80 e kusur, që sot sa herë flet i fiket llampa dhe ngatërrohet Rromapërtoma. Kërkon votën. Për çfarë?!

Ndërkohë që ne kemi një arsye shumë të fortë. Tju them juve se ky është kilometri i fundit drejt finishit. Mandati i katërt, nëse ne bashkohemi fort dhe ecim të vendosur na jep ne mundësinë historike të çojmë në vend profecinë e Gjergj Kastriotit. U kthye në amanet i gjithë atyre që luftuan, deshën një Shqipëri që këtu në Kavajë, kur u përmbys regjimi komunist mori trajtën e thirrjes si gjithë Europa," tha ai.

rama

Sondazh

Poll