Politike

"Do të kujtohet përherë me mirënjohje për udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike", Meta: Papa Françesku i dha mbështetje të pakursyer kombit shqiptar

Ai shton se do të mbetet përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që ai i dha kombit shqiptar në momentet të vështira.

21 Prill 2025, 11:15 Nga N.F
"Do të kujtohet përherë me mirënjohje për
Meta dhe Papa Françesku

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook"për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Meta shkruan se Papa Françesku do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike.

Ai shton se do të mbetet përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që ai i dha kombit shqiptar në momentet të vështira. Meta i përcolli ngushëllimet e tij më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë.

"Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.
Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij. Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: "Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”. U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!" shkruan ai.

ilir meta papa francesku

Sondazh

Poll