Sport

Skandal në Ligën 1, goditet arbitri ne Francë, ndërpritet ndeshja!

Ndihmësi i gjyqtarit François Leteksier, u godit me një send të fortë në kokë, teksa ndeshja u ndërpre për afro 40 minuta.

20 Prill 2025, 22:53 Nga DOSJA
Skandal në Ligën 1, goditet arbitri ne Francë, ndërpritet

FRANCE - Momente paniku u regjistruan në fundin e pjesës së parë në duelin mes St.Etienit dhe Lionit, i vlefshëm për javën e 30-të të Ligës 1 franceze.

Ndihmësi i gjyqtarit François Leteksier, u godit me një send të fortë në kokë, teksa ndeshja u ndërpre për afro 40 minuta.

Pas një diskutimi të gjatë, zyrtarët vendosën që dueli të rifillonte atje ku u ndërpre, teksa vendasit udhëhiqnin me rezultatin 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll