Sport

Komplikohet gara për titull në Serinë A, ja kush fiton nëse barazohen me pikë Interi dhe Napoli!

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i Serie A, Interi dhe Napoli ndajnë kuotë të njëjtë pikësh, nga 71 secila.

20 Prill 2025, 21:10 Nga DOSJA
Komplikohet gara për titull në Serinë A, ja kush fiton nëse

ITALI - Interi pësoi një tronditje të thellë mbrëmjen e sotme, e cila erdhi menjëherë pas suksesit në Champions ndaj Bajernit të Mynihut. Zikaltrit e Inzagit u mposhtën nga Bolonja me rezultatin 1-0, duke kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampionat.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i Serie A, Interi dhe Napoli ndajnë kuotë të njëjtë pikësh, nga 71 secila.

Vlen të theksohet fakti se në qoftë se këto dy ekipe në fund e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë do të zhvillohet një ndeshje finale mes Interit dhe Napolit, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll