Bota

Droga në familjen e Vuçiç, tashmë zyrtarisht në Prokurori. Nisin hetimet pas akzuave të opozitës

17 Janar 2020, 20:36 Nga DOSJA
Droga në familjen e Vuçiç, tashmë zyrtarisht në

SERBI- Një plantacion me drogë në Janovica, është afër qytetit të Stara Pazovës në Serbi, duke se do i hap probleme familjes së Aleksander Vuçiç. Ky platacion njihej si platacion i ushqimit organik, dhe e kanë vizituar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe kolegë të partisë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Por pas akuzave të opozitës, Policia zbuloi se ushqimi organik në të vërtetë ishte mariuanë dhe ndërkohë janë konfiskuar disa tonelata mariuanë. Opozita serbe pretendon se derisa policia po e arrestonte pronarin, Predrag Koluvija, është ndërhuyrë nga familja e Vuçiç dhe ai është lënë i lirë.

Sipas mediave lokale, bëhet me dije se situata tashmë ka ndryshuar dhe rasti i bërë publik në media, tashmë ndodhet në Prokurori. Nënkryetari i partisë së Vuçiçit, Millosh Vuçeviç, ka ngritur kallëzim penal kundër kolegëve të tij, kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllait të tij Andrej Vuçiç. Qëllimi i kallëzimit penal, sipas Vuçeviç, është të gjendet e vërteta mbi akuzat e përfaqësuesve të opozitës mbi lidhjen e vëllezërve Vuçiç me Predrag Koluvijan, pronarin e plantacionit me mariuanë.

Kallëzimin penal të Vuçeviç, por opozita e ka quajtur përpjekje për të penguar drejtësinë. Ndërkohë Policia në një komunikatë theksoi se afër Stara Pazovës është gjetur një laborator ilegal për prodhimin e drogës në kushte artificiale, ku janë sekuestraur më shumë se 600 kilogram mariuanë e bërë gati për shitje dhe tonelata të tjera në proces përgatitje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic droga ne familjen e vucic predrag koluvija aleksander vucic droga ne familjen e vucic predrag koluvija

Sondazh

Poll