Politike

"Qytetarët punojnë për të paguar qiranë, Rama pi verë 33 mijë euro shishja," Meta: 11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve!

Sipas tij qytetarët që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë. Ai theksoi se kryeministri i vendit, Edi Ram shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.

19 Prill 2025, 12:29 Nga N.F
"Qytetarët punojnë për të paguar qiranë, Rama pi
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se vendi ynë ka dy realitete të cilat sipas tij janë krijuar nga qeveria aktuale. Meta shtruan se në vendin tonë janë dy realitete ai i një qytetari të zakonshëm dhe një tjetër për elitën politike.

Sipas tij qytetarët që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë. Ai theksoi se kryeministri i vendit, Edi Ram shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.

Meta ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicionin opozitar “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të votuar personalisht për të, si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës. Sipas tij 11 maji i jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës

Postimi i plotë:

Po po, ka dy realitete në Shqipëri. Qytetarët e thjeshtë punojnë që të paguajnë qiranë e banesave se shtëpi nuk blejnë dot kurrë, ndërsa Kryeministri plaçkitës pi verë 33 mijë euro shishja.

11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës, strehimi për shqiptarët do të jetë një realitet dhe jo një ëndërr e parealizueshme.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

"Qytetarët punojnë për të paguar qiranë, Rama pi

ilir meta

Sondazh

Poll