18 Prill 2025, 14:41
Nga M.B
Foto ilustruese
VALBONË- Një tjetër ndërhyrje në përmirësim të aksesit pritet të bëhet në zonën e Valbonës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit çeli këtë të premte procedurën “Përmirësimi i transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare:Lot 5 -“Ndërtim trotuari përgjatë rrugës “Azem Hajdari”, Valbonë Bashkia Tropojë. Fondi limit për këtë procedurë ëhstë llogaritur në 127 milionë lekë apo rreth 1.27 milionë euro.
Referuar dokumenteve FSHZH argumenton se ndërhyrja pozicionohet në Valbonë dhe konkretisht në rrugën Azem Hajdari. Valbona është një destinacion i njohur për turistë vendas dhe të huaj, të cilët shpesh përdorin rrugën për të ecur nga fshati në drejtim të zonave natyrore dhe atraksioneve turistike.
“Mungesa e një trotuari përbën një rrezik të madh për sigurinë e tyre, pasi ata detyrohen të ecin pranë rrugës ku qarkullojnë automjete, shpesh në kushte të ngushta dhe të pasigurta. Parku Kombëtar i Valbonës po tërheq një numër të madh turistësh çdo vit, dhe numri pritet të rritet në të ardhmen” thuhet në raportin teknik që shoqëron tenderin.
FSHZH detajon se në gjendjen e saj ekzistuese, rruga është me kushte të mira për sa i përket lëvizjes së automjeteve, por i mungon hapësira për lëvizjen këmbësore, nevojë e cila shtohet pas çdo sezoni turistik. Trotuari do ndërtohet në një gjatësi prej 4.1 km përgjatë rrugës ekzistuese, ndërsa korsia e biçikletave në një gjatësi rreth 3.2 km
“Qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve për të lehtësuar qarkullimin e këmbësoreve. Nëpërmjet modernizimit të sistemeve të sinjalizimit dhe instalimit të korsive për biçikleta, synohet të ndihmohet në uljen e trafikut dhe të kontribuohet në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për banorët” nënvizon FSHZH./ Monitor
valone
Aktualitet
18 Prill 2025, 14:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar skandal të Ministr...
Aktualitet
18 Prill 2025, 13:37
r.ll
Redjon Cenaj, Mariglen Ferataj
BRITANI E MADHE- Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi akuzohen për përdhunimin e nj&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 13:37
M.B
Droga
LEZHA- Një aksion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është zhvilluar në Lezh&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 13:28
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet s...
Aktualitet
18 Prill 2025, 13:13
I.A
Jan Prenga
TIRANË- Seanca e sotme për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë në GJKKO. Mësohet se shk...
Aktualitet
18 Prill 2025, 12:24
r.ll
vendngjarja ne tirane
TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në L...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:24
r.ll
vendngjarja
LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë një kana...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:08
M.B
Katerina Beqo dhe Roan Brahimi
TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greq...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:10
I.A
Katerina Beqo
TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brah...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:14
r.ll
gjykata e fierit
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të c...