18 Prill 2025, 11:24
Nga r.ll
vendngjarja
LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali në afërsi të fshatit Fushë Gjorm. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës. Sipas raportimeve, autorët pas vrasjes kanë lëvizur në drejtim të Urës së Milotit.
automjeti
Policia ka kryer kontrolle në Milot, në banesat e personave me të cilët djali i vrarë para një viti i viktimës kishte përplasje, por nuk është arritur që të identifikohen autorët, që ka dyshime të jenë vrasës me pagesë.
Atentati në Lezhë
Gjovalin Prendi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës teksa po konsumonte kafe në lokalin e tij. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi. Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrëse për shkak të përfshirjes së djalit të tij në ngjarje kriminale. 65-vjeçari nga ana tjetër ishte njeri me reputacion në zonë dhe interesohej për drejtësi, ndërsa gjithashtu ka bërë çmos që saga e vrasjeve të ndalej.
vrasja e gjovalin prendit
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:08
M.B
Katerina Beqo dhe Roan Brahimi
TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greq...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:10
I.A
Katerina Beqo
TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brah...
Aktualitet
18 Prill 2025, 11:14
r.ll
gjykata e fierit
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të c...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:57
M.B
Foto ilustruese
MORINA- Dy turq janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tentuan të hynin në Shqipëri ...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:54
r.ll
altin dumani
DURRËS- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e 8-t&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:33
M.B
Roan Brahimi dhe partnerja
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dy atentatet e ndodhura mbëmjen e djeshme një në Le...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit e aferës s&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:13
M.B
Arenc Stafa
TIRANA- Personi në foto është 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili u plagos në atentatin e mbrëmjes së shku...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:18
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Daullas. Viktima i identifikuar si Agron Sukulli &eu...
Aktualitet
18 Prill 2025, 09:55
r.ll
pamje nga vendngjarja ne lezhe dhe tirane
TIRANË- Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë,...