Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta refuzojnë të dëshmojnë

 Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të dy në pranga, kanë refuzuar që të dëshmojnë për rrëmbimin e Prengës. 

18 Prill 2025, 13:13 Nga I.A
Shtyhet seanca në GJKKO/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës,
Jan Prenga

TIRANË- Seanca e sotme për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë në GJKKO. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dëshmitarëve. Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të dy në pranga, kanë refuzuar që të dëshmojnë për rrëmbimin e Prengës. 

Togat e zeza morën vendimin për shtyrjen e seancës për me datën 12 maj, ndërsa do përsërisin thirrjen për familjarët e Jan Prenges, pasi ndodhen jashtë shtetit.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

jan prenga dritan rexhepi aldo majnishta

Sondazh

Poll