Aktualitet

I prishi ndërtesën në Velipojë, pronari kanos përmes telefonit drejtorin e IKMT-së në Shkodër (EMRAT)

Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se ka arrestuar personin që e ka kanosur, i identifikuar si Viktor Marku. Ky i fundit ishte pronar i ndërtimit të shembur.

18 Prill 2025, 13:28 Nga M.B
I prishi ndërtesën në Velipojë, pronari kanos përmes
Foto ilustruese

SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet se është kanosur përmes celularit për shkak të shembjes së një ndërtimi në zonën e Velipojës. Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se ka arrestuar personin që e ka kanosur, i identifikuar si Viktor Marku. Ky i fundit ishte pronar i ndërtimit të shembur.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, se 38-vjeçari e ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta.

ikmt

Sondazh

Poll