Aktualitet

Abuzuan seksualisht me shtetasen angleze, gjykata britanike dënon me nga 9 vjet burg dy shqiptarët (EMRAT)

Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë gjithashtu konfirmoi se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, ndërsa ishin dhe provat mjekësore dhe pamjet e sigurisë që vërtetuan akuzat ndaj dy të rinjve.

18 Prill 2025, 13:37 Nga r.ll
Abuzuan seksualisht me shtetasen angleze, gjykata britanike dënon me nga 9
Redjon Cenaj, Mariglen Ferataj

BRITANI E MADHE- Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi akuzohen për përdhunimin e një shtetaseje angleze në banesën e saj. Redjon Cenaj, 22 vjeç dhe Mariglen Ferataj, 21 vjeç janë dënuar me 9 vjet burg secili.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2023, ku viktima kishte qenë në një lokal nate në Leicester me miqtë e saj dhe gjatë mbrëmjes ka takuar Cenajn. Më pas atyre iu është bashkuar edhe Ferataj, ku të tre hipën në një taksi e cila i çoi në banesën e viktimës ku ajo u përdhunua.

Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë gjithashtu konfirmoi se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, ndërsa ishin dhe provat mjekësore dhe pamjet e sigurisë që vërtetuan akuzat ndaj dy të rinjve. Muajin e kaluar në Gjykatën e Leicester Crown u shpallë fajtor për abuzim seksual me shtetasen angleze. 

redjon cenaj mariglen ferataj

Sondazh

Poll