Sport

Jo vetëm Ancelotti në rrezik. Real Madrid ndryshon fytyrë…

Edhe lojtarë si Modric dhe Lucas Vazquez pritet të mbesin jashtë sezonin e ardhshëm

18 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA

 

Jo vetëm Ancelotti në rrezik. Real Madrid ndryshon fytyrë…

SPANJE - Ishte një humbje e dhimbshme për Real Madridin në Bernabeu, e cila i detyroi ‘blancos’ t'i thonë lamtumirë Champions League për këtë vit.

Fitorja 2-1 nga Arsenali në ndeshjen e kthimit ishte verdikti përfundimtar, me fundin e sezonit që pritet të jetë i ndërlikuar, pavarësisht se lufta për La Ligën dhe Kupën e Mbretit është ende në lojë.

Megjithatë, një revolucion është i nevojshëm dhe pritet këtë verë, jo vetëm me ndryshimin gjithnjë e më të mundshëm në pankinën e Carlo Ancelottit.

Skuadra e revolucionarizuar…

Sipas asaj që raportohet nga FootMercato, Reali do të ndryshojë fytyrë. Priten disa lamtumira të mëdha, mes Modric (i cili nuk pritet të rinovojë) dhe Lucas Vázquez, ndërsa lojtarë të tjerë që kanë zhgënjyer këtë sezon, si David Alaba, Ferland Mendy, Eduardo Camavinga dhe madje edhe Aurélien Tchouaméni, mund të shiten në rast ofertash të mira.

Ofertat që do të vijnë edhe për emra të mëdhenj si Vinicius Jr, Rodrygo dhe Antonio Rudiger, veçanërisht nga Arabia Saudite, të cilët do të vlerësohen nëse janë të rëndësishëm.

Real Madridi tashmë ka siguruar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të mbërrijë si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Liverpoolin. 

Në mbrojtje po kërkohen përforcime në të gjitha repartet, që nga Dean Huijsen (Bournemouth) te William Saliba i Arsenalit, ndërsa në mesfushë emri i Rodrit është shumë intrigues, ashtu si ai i Zubimendit të Real Sociedad.

Në sulm, thashethemet mbeten se klubi i Florentino Perez është në gjurmët e Erling Haaland, pavarësisht rinovimit të madh me Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll