Sport

Kupa e Shqipërisë, dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të luhen më 23 prill...

Pas këtyre ndeshjeve do të mësohen dy ekipet finaliste, që do të përballen më 1 maj.

17 Prill 2025, 18:30 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë, dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të

TIRANE - Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të mësohen dy ekipet finaliste që do të përballen më 1 maj.

Të dyja ndeshjet, Partizani - Egnatia dhe Dinamo City - Vllaznia, do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 19:00.

Në “Arenën e Demave” do të zhvillohet sfida Partizani - Egnatia. Të kuqtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Egnatia Arena”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur në këtë përballje.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Dinamo City - Vllaznia, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola (0-0), çka e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në finalen e madhe.

Kupa e Shqipërisë, dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll