Max Verstappen gati për t'i thënë lamtumirë Red Bull-it, e ardhmja e tij Aston Martin…
AUSTRI - Max Verstappen thuhet se ka thyer akullin dhe ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të sezonit, pavarësisht se ka një...
Fiorentina arrin të kalojë më tej dhe është gati për një përballje emocionuese me Betis-in në gjysmëfinale.
ITALI - Fiorentina, finaliste në dy edicionet e fundit të Conference League, kualifikohet për në gjysmëfinale edhe këtë sezon, ku do të përballet me Betis Sevillan.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Slloveni, skuadra toskane barazoi 2-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Celje në stadiumin “Artemio Franchi”, duke vuajtur më shumë se ç’pritej për të kaluar më tej.
Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 37-të me një goditje diagonale nga Mandragora, i cili shënoi edhe në sfidën e parë. Por në pjesën e dytë, mes minutës së 54-t dhe 65-t, miqtë përmbysën gjithçka: fillimisht me golin e Matko dhe më pas me një goditje me kokë nga Nemanic, duke e rikthyer kualifikimin në baraspeshë.
Një “duah me ujë të ftohtë” për tifozët evjollcë, por vetëm dy minuta më pas ishte Moise Kean që barazoi rezultatin. Fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas VAR e korrigjoi vendimin dhe goli u pranua.
Më vonë, Ranieri dhe sërish Kean shënuan, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Pavarësisht dridthërimave, Fiorentina arrin të kalojë më tej dhe është gati për një përballje emocionuese me Betis-in në gjysmëfinale. Skuadra andaluziane barazoi 1-1 me Jagellonian, por e kishte fituar 2-0 takimin e parë.
Sa i përket Conference Leagues, Chelsea, edhe pse u mposht 1-2 nga Legia e Varshavës në ‘Stemford Bridge’, kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4-2.
B.T (Dosja.al)
AUSTRI - Max Verstappen thuhet se ka thyer akullin dhe ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të sezonit, pavarësisht se ka një...
ZVICER - Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve 2024/25? Parashikimet e superkompjuterit të ...
TIRANE - Shqipëria vazhdon përgatitjet për të pritur turneun final të Kampionatit Europian U-17 2025. Ky event madhor i është...
NORVEGJI - Një skenë e paprecedentë u shpalos në futbollin norvegjez, ku Heine Asse Larsen nga Bryne u bë virale jo vetëm p...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komite...
TIRANE - Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kup&eum...
SHBA - Në vitin 2022, ajo vendosi se kishte ardhur koha për të lënë prapa raketën e saj të dashur dhe shumë besuan se ...
BRAZIL - Neymar u largua nga fusha në Vila Belmiro i ulur në barelë, duke qarë, i shkatërruar emocionalisht nga një tjet&eu...
SPANJE - Gonzalo Pérez Jácome, kryebashkiaku i Ourense, ka ndezur polemika në mediat sociale, pasi shkoi në X për të kritikuar...
SPANJE - Atlético Madrid vazhdoi këtë të enjte të madhe duke u përgatitur për vizitën e së shtunës n&eu...