Sport

VIDEO / Bilbao eliminon Rangers të Bajramit dhe kalon mes 4 më të mirave të Europa League!

Tottenhami në gjysmëfinale të Europa League. Skuadra londineze fitoi 0-1 ndaj Frankfurtit me gol të Solankes me 11-metërsh.

17 Prill 2025, 23:13 Nga DOSJA
VIDEO / Bilbao eliminon Rangers të Bajramit dhe kalon mes 4 më të

ANGLI - Tottenhami në gjysmëfinale të Europa League. Skuadra londineze fitoi 0-1 ndaj Frankfurtit me gol të Solankes me 11-metërsh duke iu afrua edhe më shumë objektivit përfundimtar. 

Kualifikohet pa probleme Athletic Bilbao, që iu imponua 2-0 Glasgow Rangers-it në shtëpi. Golat për baskët u shënuan nga Sancet dhe N. Williams.

Lazio fitoi me shumë vështirësi 2-0 ndaj Bodo/Glimt në kohën e rregullt, por e kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë, kështu që ishte e detyruar të luante kohët shtesë. Te penalltië lacialët gabuan (2-3) dhe në gjysmëfinale kaluan norvegjezët.

Edhe Manchester United u detyrua të shkonte në shtesë ndaj Lyonit, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. “Djajtë e Kuq” shkuan deri 2-0 me gola të Uguarte dhe Dalot, por më pjesëm e dytë barazuan Tolisso dhe Tagliafico. Në shtesë fitoi Man. Unitet 5-4.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll