Sport

E PABESUESHME... Shënoi ‘hat trick’, lojtarit të shpallur MVP, i jepet një derr 23 kg!

Një derr 23 kilogramësh i jepet si çmim Heine Ashe Larsen për ‘hat trick’-un që shënoi në Kupën e Norvegjisë

17 Prill 2025, 19:00 Nga DOSJA

E PABESUESHME... Shënoi ‘hat trick’, lojtarit të shpallur

NORVEGJI - Një skenë e paprecedentë u shpalos në futbollin norvegjez, ku Heine Asse Larsen nga Bryne u bë virale jo vetëm për ‘hat-trick’-un që shënoi, por edhe për çmimin e pazakontë që mori si MVP: një derr 23 kilogramë! 

Ndeshja e raundit të parë të Kupës së Norvegjisë ndërmjet Varhog dhe Bryne përfundoi me triumf për mysafirët dhe mesfushori 22-vjeçar vodhi pamjen me paraqitjen e tij dhe çmimin e tij special.

Në raundin e parë të Kupës së Norvegjisë, Brine, një skuadër e kategorisë më të lartë, u përball me Varhog, një klub i kategorisë së 5-të dhe nuk e pati të vështirë të fitonte 4-0, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Heine Asse Larsen ishte protagonisti absolut, duke shënuar tre nga katër golat e ekipit të tij. Performanca e tij e mahnitshme e bëri atë lojtarin e ndeshjes, por çmimi që pasoi vodhi shfaqjen.

Një derr për MVP…

Pas përfundimit të ndeshjes, norvegjezi 22-vjeçar mori si çmim një derr 23 kilogramësh për paraqitjen e tij të shkëlqyer, në një moment që hyri në historinë e futbollit vendas. Larsen plot krenari ka pozuar me trofeun e tij të pazakontë para kamerës, ku imazhi është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Çmimi, që të kujton traditat e vjetra, solli buzëqeshje dhe komente në mbarë botën, ndërsa emri i Larsen u bë trend. Madje lajmi u lidh me një tjetër çmim special për Brine, pasi disa javë më parë klubi i kishte dhuruar katër pako me vezë lojtarit të ndeshjes, Jan de Boer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll