Aktualitet

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Tiranë, 11-vjeçari festoi sot datëlindjen

Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.

17 Prill 2025, 23:55 Nga I.A

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Tiranë,

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafjoz mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.

Dy më të miturit që ndodheshin në makinë janë vëllezër. Ndërkohë që mësohet se 11-vjeçari Dior Demiraj, sot ka festuar datëlindjen.

11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

dior demiraj

Sondazh

Poll