17 Prill 2025, 22:37
Nga N.F
Tufie Saliu
TIRANË- Tufie Saliu, është një 67-vjeçare me origjinë nga Dibra, por që jeton në rrugën e Kavajës e vetme e pa një strehë mbi kokë. Një qytetar që jeton në atë zonë i kërkoi emisionit “Stop” ndihmë për të moshuarën.
“Është një zonjë, që ka vite e vite, që fle aty! Me thënë të drejtën, na dhimbset, dhe unë dhe nusja ime jemi munduar të bëjmë sa të mundemi, por duhet dhënë një zgjidhje. Ajo ka vite, që rri aty! Shiko lokacionin, është shumë i saktë. Sa fillon rruga e Kavajës, tek trotuaret e këtij hoteli, ose një çikë më poshtë, një çikë më lartë, aty qëndron ajo”, thotë qytetari.
Bashkia Tiranë bashkë me Shërbimin Social e kanë ndihmuar Tufien, por ajo sërish del në rrugë. “Stop” takoi 67-vjeçaren, e cila thotë se ka nevojë për një dhomë, por duket që ajo ka nevojë edhe për shërbim për shëndetin mendor.
Gazetarja: Nga je?
Tufie Saliu: Nga Dibra.
Gazetarja: Ke familje ti?
Tufie Saliu: Po kam gocën! Me vajzën jam jashtë.
Gazetarja: Ti qëndron këtu?
Tufie Saliu: Këtu qëndroj gjithmonë, u kam thënë më jepni një shtëpi që të mos rri jashtë.
Gazetarja: Këtu ha, këtu fle? Po si ja bën se dje ka rënë edhe shi?
Tufie Saliu: Ka rënë shi, por çar të bëjmë, lagu-thahu.
Gazetarja: Sa kohë keni qëndroni kështu?
Tufie Saliu: Po kam shumë, 34 vjet…
Gazetarja: Si ja bën për t’u ushqyer?
Tufie Saliu: Hiç kush do më japë për të ngrënë ha, kush nuk më jep rri.
Gazetarja: Nëse interesohemi ne si emision, pranon që të strehohesh diku? Je dakord që të njoftoj bashkinë dhe të lëvizësh nga këtu, që të mos rrish në rrugë?
Tufie Saliu: Jo në qendra. Në qendra kam qenë edhe nuk kam ndenjur. Nuk rri.
“Stop” njofton Skuadrën Komunitare të Terrenit, Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare, që marrin të moshuarën, për ta kuruar në pavionin e psikiatrisë për 21 ditë e më pas do ta sistemojnë në një qendër sociale, ku ka strehim dhe ushqim./ TvKlan
tufie saliu
Aktualitet
17 Prill 2025, 22:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e katër personave të plagosur mbrëmjen e sotme në Lundër. Sipas informacione...
Aktualitet
17 Prill 2025, 22:31
N.F
Foto
FIER- Emisioni “Stop” ndodhet në Fier pasi zonja Afërdita Kapllani tregon se pas vdekjes së vjehrrit, ka filluar konflikti ...
Aktualitet
17 Prill 2025, 22:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë informacione paraprake lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme me arm&eu...
Aktualitet
17 Prill 2025, 22:21
N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala komentoi arrestimin e një 38-vjeçari në Lushnjë që u denoncua nga një shtetas se ...
Aktualitet
17 Prill 2025, 22:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dyshohet se ësht&eum...
Aktualitet
17 Prill 2025, 21:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se ësht&eum...
Aktualitet
17 Prill 2025, 21:51
N.F
Durrës
DURRËS- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes sorollatjet dhe veprimet burokratike të punonjësve të Bashkis&eum...
Aktualitet
17 Prill 2025, 21:44
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gjovalin Prendi, 65-vjeç u ekzekutua në lokalin e tij në fshatin Pllan të Lezhës. Viktima ësht&e...
Aktualitet
17 Prill 2025, 21:34
N.F
Vajza e Gjovalin Prendit
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë ...
Aktualitet
17 Prill 2025, 21:33
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën e inceneratorit të Tiran&...