Aktualitet

Zbardhen detaje nga atentati në Tiranë, ja kush është makina që u qëllua me armë zjarri

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

17 Prill 2025, 22:48 Nga r.ll
Zbardhen detaje nga atentati në Tiranë, ja kush është makina
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lundër të Tiranës. Një automjet tip "G-Class" i kompanisë së sigurimit "Pelikani Security" është qëlluar me breshëri teksa ishte në lëvizje. 

Sipas raportimeve, autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër, ku pas kanë djegur edhe makinën që dyshohet se kanë përdorur. Automjeti i djegur mbante targat AA 040 YV.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll