Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen identitetet e të plagosurve, dy prej tyre në gjendje të rëndë, futen në sallë të operacionit (EMRAT)

11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit.

17 Prill 2025, 22:38 Nga r.ll
Atentati në Lundër/ Zbardhen identitetet e të plagosurve, dy prej
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur emrat e katër personave të plagosur mbrëmjen e sotme në Lundër. Sipas informacioneve, nëspitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas raportimeve, autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.

atentat ne tirane

Sondazh

Poll