Politike

"Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur", Rama thirrje demokratëve: E votuat 2 herë, doni ta mbani akoma në qafë bufin?

Ai theksoi se demokratët e votuan dy herë kreun e PD-së Sali Berisha të cilin e quajti buf dhe se të dy rastet i mori shqiptarët në qafë.

17 Prill 2025, 17:44 Nga N.F
"Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur",
Rama

DIBËR- Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me gratë në Dibër u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste. Sipas Ramës, demokratët duhet ta lënë opozitën në ajër dhe të votojnë për të.

Ai theksoi se demokratët e votuan dy herë kreun e PD-së Sali Berisha të cilin e quajti buf dhe se të dy rastet i mori shqiptarët në qafë. Rama theksoi se herën e parë opozita vodhi dhe herën e dytë përpak sa nuk i çoi shqiptarët në greminë.

"Demokratët ta lënë në ajër bufin, del bufi thotë se do shkrijë SPAK-un në 12 maj. Po pse? Sepse ka hallin e vet. Shqipëria madhështore është vetëm një gjë. Meqë 2 herë shqiptarët e hëngrën dhe ja dhanë bufit, herën e parë jua thau xhepin dhe i la të vriten rrugëve. Herën e dytë gati sa nuk na coi në greminë me borxhe, prapë shqiptarët duhet tja japin bufit që ai tju rrijë në qafë? Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur me këtë histori," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll