Politike

Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt.

17 Prill 2025, 16:10 Nga r.ll
Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj
dardan molliqaj

KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ëshëtë arrestuar nga policia. Lajmin e ka dhënë PSD, ku bëhet me dije se Molliqaj është arrestuar teksa po shkonte në një takim.

Në postimin e mëposhtëm thuhet se përderisa, Molliqaj nuk ka marrë asnjë njoftim nga gjykata, ky arrestim mund të interpretohet si presion politik. PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt. Ky i fundit është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit.

POSTIMI I PLOTË: 

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.

Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike.

Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për "shqyrtim rastesh" lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.
Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.

dardan molliqaj psd

Sondazh

Poll