Politike

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet Kuvend dhe qeveri funksionale, liderët të bashkëpunojnë!

Sipas tij populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar.

17 Prill 2025, 16:25 Nga N.F
Ambasadori britanik: Kosovës i duhet Kuvend dhe qeveri funksionale,
Jonathan Hargreaves

KOSOVË- Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves në një reagim së fundmi është shprehu se Kosovës i duhet Kuvendi dhe qeveri funksionale. Hargreaves shkruan se prej më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale.

Sipas tij populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar. Sot është mbajtur seanca konstituive që u ndërpre të hënën. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe pas konsultimit. Edhe në këtë seancë nuk pati konsensus. Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

 

kosove jonathan hargreaves

Sondazh

Poll