Politike

Publikoi fotot e emigrantëve me zarfet e votimit, zyra e kandidatit socialist: Nuk është krim zgjedhor, thjesht ilushtron votimin e diasporës

Në reagimin e tyre, thuhet se një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën krim zgjedhor.

17 Prill 2025, 17:08 Nga r.ll
Publikoi fotot e emigrantëve me zarfet e votimit, zyra e kandidatit
ani dyrmishi

TIRANË- Zyra e kandidatit socialist për deputet në qarkun e Durrësit, Ani Dyrmishit, ka reaguar pas publikimit të fotove të emigrantëve me zarfet e votimit në duar. Në reagimin e tyre, thuhet se një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën krim zgjedhor. Sipas tyre thjesht ilustron mbërritjen me sukses të zarfave të votimit dhe funksionimin korrekt të procesit për diasporën.

Ndërsa janë rreshtuar disa veprime që përbëjnë krim zgjedhor, në reagim thuhet gjithashtu se në rastin e përmendur, për sa kohë nuk ka prova që personat në foto janë detyruar, shpërblyer ose ndikuar në mënyrë të paligjshme për të votuar për një kandidat të caktuar, dhe nuk është shkelur fshehtësia e votimit, nuk ka bazë për të konsideruar këtë si krim zgjedhor.

REAGIMI I PLOTË:

Një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën automatikisht krim zgjedhor. Në këtë rast, fotoja ilustron thjesht mbërritjen me sukses të zarfave të votimit dhe funksionimin korrekt të procesit për diasporën.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, krimet zgjedhore përfshijnë veprime si:

• Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, pra blerja ose shitja e votës .

• Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, që nënkupton shfrytëzimin e burimeve shtetërore për fushatë .

• Shkelja e fshehtësisë së votimit, si publikimi i fletës së votimit të plotësuar ( ketu zarfi eshte i mbuluar nuk ka asnje emer kandidati)

• Pengimi i zgjedhësit ose kanosja ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje .

Në rastin e përmendur, për sa kohë nuk ka prova që personat në foto janë detyruar, shpërblyer ose ndikuar në mënyrë të paligjshme për të votuar për një kandidat të caktuar, dhe nuk është shkelur fshehtësia e votimit, nuk ka bazë për të konsideruar këtë si krim zgjedhor.

Fotot e postuara më poshtë: 

ani dyrmishi kandidati i ps ne durres krim zgjedhor

Sondazh

Poll