Politike

"Kemi trefishuar numrin e vajzave në policinë e shtetit," Rama: Dibra është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit! Detyra ime mbaron kur të hapet rruga Maqellarë- Peshkopi

Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij në polici është trefishuar numri i vajzave. Teksa fliste me shifra Rama tha se kur mori detyrën vajzat në policia ishin më pak se 5%.

17 Prill 2025, 17:27 Nga N.F
"Kemi trefishuar numrin e vajzave në policinë e shtetit,"
Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Dibër u shpreh se Dibra është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij në polici është trefishuar numri i vajzave. Teksa fliste me shifra Rama tha se kur mori detyrën vajzat në policia ishin më pak se 5%.

Ai theksoi se vajzat ishin lënë në cepa ndërsa tani janë një përfaqësim dinjitoz i punës së qeverisë. Rama shtoi se detyra e tij nuk mbaron derisa të hapet rruga Maqellarë- Peshkopi. Kryesocialisti tha se po punohet që të mbyllet edhe rruga e Lurës.

"Vajzat në polici jo vetëm ishin  më pak se 5 për qind, por ishin të lëna nëpër cepa. Sot ne e kemi tre fishuar numrin e grave dhe vajzave në policinë e shtetit, janë përfaqësimi më dinjitoz i yni. Në FA ishin më pak se 10 për qind, sot janë dy fishi dhe 22 për qind e tyre janë me gradën e oficerit. Është thyer akulli dhe tani është hapur rruga. Dua t’ju them, shikojeni sot Dibrën, ja një frymëmarrje tjetër e ndjen sapo hyn. Dibra sot ëshët cliruar dhe i ka ikur laku nga fyti që e mbante si tëzgjidhur nga trupi i vendit, është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit.

Për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe nga Tirana në Dibër është bërë e njëjta kohë. Detyra ime mbaron kur të hapet dhe rruga Maqellarë- Peshkopi. Ju jeni shembulli më ekstrem i fjalës Beso e Kontrollo. Dhe pak ditë dhe rruga Peshkopi Maqellarë do të jetë e hapur. Tani ju keni mundësi të dilni në Tiranë, Durrës ose në Pogradec duke i rënë nga Librazhdi. Po punojmë dhe për rrugën e Lurës që do mbyllet shumë shpejt. Ky vend od të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës," tha ai.

rama

Sondazh

Poll