17 Prill 2025, 14:45
Nga I.A

Pavarësisht se gjatë vitit 2024 kishte 1760 pozicione të lira në shërbimin civil, vendimet e formës së prerë të gjykatave që kërkojnë rikthimin në punë të 134 personave nuk arritën të respektoheshin.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se institucionet dhe njësitë përgjegjëse kanë pasur hapësira për të sistemuar këta punonjës në pozicion të rregullt por kjo nuk ka ndodhur.
“Në momentin e verifikimit në subjekt kanë rezultuar të paekzekutuara 134 vendime gjyqësore të formës së prerë. Pa dyshim që një vonesë në ekzekutimin e një vendimi mund të justifikohet në rrethana të veçanta, por vonesa nuk mund të jetë deri në atë shkallë sa të dëmtojë thelbin e së drejtës.
Ligji parashikon se afati për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë është deri në një vit dhe llogaritja e këtij afati fillon nga momenti i komunikimit të titullit ekzekutiv, deri në zbatimin e të gjitha urdhërimeve të vendimit gjyqësor të formës së prerë” thuhet në raport.
Komisioneri gjykon se një situatë si kjo duhet të ndërgjegjësojë institucionet për pasojat që ka zvarritja e vendimeve të gjykatave që kanë marrë formë të prerë pasi dëmi financiar që i shkaktohet buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm. Në kushtet aktuale, punonjësit po paguhen por nuk ofrojnë shërbime.
“Në këtë kuptim, një realizim i plotë i detyrimit është jo vetëm në favor të kreditorit për të realizuar të drejtën e tij të fituar nga një vendim gjyqësor, por i shërben edhe administrimit sa më të mirë të buxhetit të shtetit” nënvizon Komisioneri.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë të mbartura deri në fund të vitit 2024 është 189 raste. Rezulton se, për periudhën 03.01.2023 deri në 31.12.2024, institucionet e administratës shtetërore kanë mundur të ekzekutojnë vetëm 55 vendime ose 29.1 % të rasteve.
Duke analizuar të dhënat e administruara, rezulton se, gjatë periudhës 2023-2024, nga 116 institucione të administratës shtetërore të mbikëqyrura, kanë pasur detyrimin për të ekzekutuar vendime gjyqësore të formës së prerë 18 prej tyre, ku bëjnë pjesë 10 ministri dhe 8 institucione varësie, ndërsa 98 institucionet e tjera, kanë raportuar se nuk kanë vendime gjyqësore për ekzekutim./ Monitor.al
Politike
17 Prill 2025, 14:20
M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputet...
Politike
17 Prill 2025, 14:17
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive p&eum...
Politike
17 Prill 2025, 14:09
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës kon...
Politike
17 Prill 2025, 13:53
Politico
TIRANË- Një përçarje në rritje midis Brukselit dhe Uashingtonit kërcënon të errësojë përpjekjet e Shq...
Politike
17 Prill 2025, 13:36
I.A
Ani Dyrmishi
TIRANË- Një krim zgjedhur ka ndodhur me kandidatin e PS-së Ani Dyrmishi ditën e sotme. Vetë Dyrmishi ka publikuar n&e...
Politike
17 Prill 2025, 13:37
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish ditën e sotme. Si pasojë e dh&e...
Politike
17 Prill 2025, 13:34
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Burrel. Ai tha se zgjedhjet ...
Politike
17 Prill 2025, 13:31
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama foli për programin e Partis&eu...
Politike
17 Prill 2025, 13:28
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama ka ironizuar opozitën e bashkuar &l...
Politike
17 Prill 2025, 13:20
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se në dy mandatet e fundit të tyre i kan&eu...