Politike

"Madhështorët bënë çmenduri me reformën e pensioneve!" Rama në Burrel: Keni pasur Naltmadhninë dhe tani votoni Kujtim Gjuzin

Rama ka ironizuar opozitën e bashkuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” teksa tha se matjanët dikur kanë pasur Mbretin Zog, e tani iu duhet të votojnë për Kujtim Gjuzin.

17 Prill 2025, 13:28 Nga M.B
"Madhështorët bënë çmenduri me reformën e
Edi Rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama ka ironizuar opozitën e bashkuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” teksa tha se matjanët dikur kanë pasur Mbretin Zog, e tani iu duhet të votojnë për Kujtim Gjuzin. Ai shtoi se opozita se bënë çmenduri me pensionet, ndërsa PS synon që pensionin minimal ta çojë 200 euro.

"Nuk përmenden që ka pensione që janë 500 mijë lekë. Ndërkohë që të tjerët për të njëjtat vite punë, për të njëjtën punë, që ka dalë në pension përpara reformës marrin pension 200 mijë lekë. Pse? Sepse nuk u bë politikë pensionesh. U bë çmenduri. U nxorën njerëzit në pension që 40 vjeç. U vu një tavan, nuk kishte më rëndësi për sigurime shoqërore.

Këta që janë në shtresën, kategorinë e viktimave të këtyre madhështorëve. Të ketë pasur Naltmadhninë dhe të votosh Kujtim Gjuzin. Ata e bënë këtë. Bonuset janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Kemi dhënë 160 mln euro, cash për pensionistët. Nuk janë pak për këtë shtet, por as shumë për ta. Do synojmë që pensionin minimal ta çojmë 200 euro dhe mestararin 400 euro. Në fund të ditës kjo është një histori lekësh", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll