Politike

"Do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes!" Rama: Në vend të ndihmës financiare me çek do të ecim me një tjetër skemë

Ai tha ndër të tjera se nga 2026 do të rikonceptohet bonusi i bebes dhe se nuk do të jepet më ndihmë financiare me çek, por sipas numrit të fëmijëve do të jepen pagesa mujore.

17 Prill 2025, 13:31 Nga M.B
"Do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes!"
Edi Rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama foli për programin e Partisë Socialiste për ndihmat sociale dhe jo vetëm. Ai tha ndër të tjera se nga 2026 do të rikonceptohet bonusi i bebes dhe se nuk do të jepet më ndihmë financiare me çek, por sipas numrit të fëmijëve do të jepen pagesa mujore.

"Për familjet me 3 dhe shumë fëmijë ndihmën ekonomike e kemi dyfishuar, edhe për gratë kryefamiljare me fëmijë dhe e kemi trefishuar për fëmijët pa kujdes prindëror si edhe për gratë viktima të dhunës dhe trafikimit… Ne do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare, sipas numrit të fëmijëve, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll