Aktualitet

Maskat e dhunuan dhe i prenë flokët/ Dëshmia e gruas shtatzënë: Njëri më grrici në fytyrë me xham, tjetri…

17 Janar 2020, 19:09 Nga DOSJA
Maskat e dhunuan dhe i prenë flokët/ Dëshmia e gruas

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku dy persona të maskuar hynë në banesën e familjes Gega.

Në momentin e hyrjes, nusja e familjes, Jetmira Gega ndodhej e vetme duke rënë pre e dhunës së agresorëve dhe si pasojë është care me xhamat e dritares. Më pas, Gegës iu prenë edhe flokët me gërshërë.

“Rashë për të fjetur rreth ores 8 të darkës. Nga ora 22:30 dëgjoj zhurmën e thyerjes së xhamit të kzhinës, Gjëja e pare që bëra ishte kyçja e fëmijëve në dhomë dhe dola për të pare se çfarë kishte ndodhur.  Kur hyra në kuzhinë pashë dy burra, njëri I fshehur pas sobës e tjetri në këmbë.

Tentova të dale por njëri më kapi nga doradhe më përplasi pas murit. Më pas vjen tjetri dhe më prêt flokët me gërshërë duke më thënë: “Kemi ardhur për çështje borxhi…”. Ndërsa tjetri më grici me xham në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova kërkova ndihmë te xhaxhai I burrit”, rrëfen Gega pas kamerave, raporton Syri.net.

Gjendja e saj psikologjike është shumë e rënduar, ndërsa vjehrri i saj Ferit Gega, shprehet I shqetësuar për ngjarjen, ndërsa ngre dyshime për një person, me të cilin, disa vite më pare, kishte debatuar për shitjen e një mushke.

Familja Gega njihet nga banorët e zones si familje e qetë dhe pa problem.

Në lidhje me ngjarjen, Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet jane referuar ne prokurori per veprën  penale “Dhunim banese”.

Grupi hetimor  po vijon punën per zbardhjen e plotë te rrethanaave te ngjarjes dhe pretendimeve te shtetases J.G, thuhet në njoftimin e policisë.

Marrë nga Syri.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet një grua nga persona të maskuar dy persona të maskuar librazhd dhunohet një grua nga persona të maskuar dy persona të maskuar librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 18:25

TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në pranga dhe 60 kilogramë drogë në formë çokollate gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në dis...