Aktualitet

17 Janar 2020, 18:25 Nga DOSJA

TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në pranga dhe 60 kilogramë drogë në formë çokollate gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në disa qytete të Shqipërisë. Dosja.al ka mësuar se të arrestuarit akuzohen për trafik ët lëndëve narkotike.

Mes të prangosurve është edhe biznesmeni Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga. Ky i fundit doli në përgjimet e “Bild”, si ushtari që bindej ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në Gjirokastër u prangos një çifti, të identifikuar si Marsida Piperi dhe bashkëjetuesi i saj Fatjon Deda. Dy të rinjtë bashkëjetonin në lagjen Varosh në Gjirokastër dhe gjatë një kontrolli në banesën e tyre u gjetën shtatë pako me drogë në formë çokollate.  Tre të arrestuarit e tjerë janë ende të paidentifikuar dhe me inicialet: Sh.M, E.R, D.M.

Ndërkohë në lidhje me këtë aksion nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë.

(A.B/f.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droge cokollate fatjon deda marsida piperi pajtim aga policia tirane sekuestrohet droge ne tirane droge cokollate fatjon deda marsida piperi pajtim aga policia tirane sekuestrohet droge ne tirane

Sondazh

Poll