Aktualitet

Rikthehet në burg shqiptari pak ditë pasi doli, rrëmbeu i armatosur një grua në Itali, e përdhunoi për dy orë brenda një apartamenti

36-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur edhe një dënim me 10 muaj izolim, për krime pronësie.

16 Prill 2025, 19:06 Nga N.F

Rikthehet në burg shqiptari pak ditë pasi doli, rrëmbeu i

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar nga Kosova. Ai është arrestuar pak kohë pasi ishte liruar nga burgu. Karabinierët në Padova e prangosën shqiptarin pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimit për 2 orë me radhë në apartamentin e tij të një gruaje shqiptare.

36-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur edhe një dënim me 10 muaj izolim, për krime pronësie. Sipas hetimeve dhe dëshmisë së gruas, personi në fjalë që nuk e njihte më parë. Ai e ka telefonuar atë duke i thënë se kishte një lajm të rëndësishëm që lidhej me djalin e saj 18-vjeçar.

E bindur për të dalë në rrugë, ajo u detyrua më pas nga burri që ta ndiqte në një apartament në lagjen ‘Palestro’. Aty e ka kërcënuar me një armë që mbante në brez. Nga aty e dërgoi në një apartament tjetër, ku abuzoi seksualisht për dy orë.

Pasi shpëtoi nga duart e tij ajo ka vrapuar në rrugë dhe u ndihmua nga shoferi i një makine. Më pas ka depozituar denoncimin në Komisariat. Policia tha se 36-vjeçari doli nga burgu të premten e kaluar, më 11 prill, nga “Due Palazzi”, ku kishte vuajtur dënimin me 10 muaj për krime pronësie. Tani ai po mbahet në burgun e qarkut, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, me akuza edhe më të rënda.

 

arrestohet shqiptari i kosoves ne itali rrembim dhe perdhunim

Sondazh

Poll