16 Prill 2025, 18:53
Nga N.F
Foto
TIRANË- Treguesit që lidhen me turizmin, si numër vizitorësh dhe net-qëndrimesh në strukturat akomoduese shënuan rritje të ndjeshme në muajin shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT, italianët dhe shtetasit nga Kosova dominojnë prurjet.
Rreth 72 mijë turistë të huaj vizituan vendin në shkurt me rreth 32% në krahasim me shkurtin 2024. Në janar – shkurt 2025 e vizituan vendin 142 mijë vizitorë jorezidentë, me rritje vjetore 38%.
Sipas INSTAT, në shkurt 2025, shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22%), Kosova (16%), dhe Gjermania (7%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 6% dhe 4% të vizitorëve, ndërsa 45% e tyre ishin nga vende të tjera.
Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16,5%, krahasuar me 16,7% në shkurt 2024.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin shkurt 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net-qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku ata jorezidentë shënuan një rritje prej 32,2% dhe rezidentë 26,4%. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 34,2%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 35,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 32,0%.
Rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare (+29,0%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+29,1%).
INSTAT llogarit dhe publikon treguesit mujor të statistikave të akomodimit që përbëjnë ofertën turistike në vend, duke përdorur metodën e vrojtimin tërësor të mbledhjes së të dhënave pranë strukturave akomoduese.
Metodologjia synon grumbullimin, prodhimin dhe publikimin e të dhënave cilësore në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian (BE) nr. 692/2011 të statistikave Europiane të turizmit dhe amendimeve të saj./ Monitor
instat turizem
Aktualitet
16 Prill 2025, 18:39
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar. Shqiptari i arrestuar dyshohet se ...
Aktualitet
16 Prill 2025, 18:23
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi një shtetas shqiptar. Dëbimi mësohet se ka ardhur pasi shqiptari...
Aktualitet
16 Prill 2025, 18:06
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja tragjike e Ilaria Sulës. Siç raportojnë mediat italiane,...
Aktualitet
16 Prill 2025, 17:15
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prokuroria belge kërkoi të martën një dënim shtesë me 6 vite burg për Klodjan B.. Ai &eum...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:49
r.ll
klodian muço
TIRANË- Ekonomisti Klodian Muço është shprehur se janë një sërë faktorësh që s&eum...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:49
E. D
jan prenga
TIRANË- Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku dyshohet se ka vdekur dhe më pas është zhdukur Jan Prenga, ka...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:15
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti mes disa personave në Milot. ...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:00
E. D
Igli Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me aksidentit e ndodhur ditën...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:36
N.F
Dedan Gjoni
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni,...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:38
E. D
foto nga vendngjarja
LLOGARA- Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, në qarkun e Vlo...