Aktualitet

Sherr mes disa personave në Milot, plagoset me thikë një 30-vjeçar, shpallen në kërkim autorët

Sipas informacioneve policore, i plagosuri është dërguar në spital, për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16 Prill 2025, 16:15 Nga r.ll
Sherr mes disa personave në Milot, plagoset me thikë një
foto ilustruese

KURBIN- Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti mes disa personave në Milot. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është dërguar në spital, për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet policore po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, dy prej të cilëve janë vëllezër. Nga ana tjetër, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

policia e kurbinit plagosje ne milot

Sondazh

Poll