Aktualitet

Akuzohen për tentativën e vrasjes së Xhevdet Plakut, Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe tre të tjerët

Sipas Prokurorisë, porositës i planit për vrasjen e tij ishte Rexhep Rapi. Më tej bëhet me dije Rapi donte të hakmerrej për vrasjen e Sali Rapi në vitin 2010 në Itali. Viktima bëhet me dije se ishte i afërm i Rexhep Rapit.

16 Prill 2025, 15:36 Nga N.F
Akuzohen për tentativën e vrasjes së Xhevdet Plakut, Apeli i
Dedan Gjoni

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni, lidhur me tentativën për vrasjen e Xhevdet Plakut. GJKKO tetorin e 2024 vendosi 5 vite burg Rexhep Rapin ndërsa 4.8 vite burg për secilin nga të akuzuarit e tjerë.

Sipas SPAK, plani për të vrarë Xhevdet Plakun ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës. Sipas Prokurorisë, porositës i planit për vrasjen e tij ishte Rexhep Rapi. Më tej bëhet me dije Rapi donte të hakmerrej për vrasjen e Sali Rapi në vitin 2010 në Itali. Viktima bëhet me dije se ishte i afërm i Rexhep Rapit.

Vrasja fillimisht u dyshua se u krye nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, por Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s më datë në prill 2014. Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda.

Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t'i zënë pritë objektivit. 

Vrasja nuk ndodhi pasi ish-polici Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes “Whatsapp”, mund të zbulohej më vonë. Kështu, ai i ka thënë Algert dhe Rexhep Rapit të largohen sepse Xhevdet Plaku nuk ishte më në rajon pasi ishte liruar. Kjo ka bërë që të dy të largohen nga aty dhe plani të dështojë.

dedan gjoni apeli i gjkko

Sondazh

Poll