16 Prill 2025, 17:15
Nga N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prokuroria belge kërkoi të martën një dënim shtesë me 6 vite burg për Klodjan B.. Ai është një nga 34 të pandehurit në çështjen “Black Eagle”. Shqiptari është dënuar tashmë me 30 muaj burg të pezulluar nga gjykatat holandeze për veprime të ngjashme dhe në të njëjtën periudhë (2018-2022).
Ai u arrestua në prill 2021, në automjetin e tij iu gjetën tetë kilogramë kokainë. Për prokurorinë, roli i tij shkoi shumë përtej transportit: komunikimet e përgjuara dhe pamjet e sekuestruara nga telefoni i tij sugjerojnë se ai ishte gjithashtu i përfshirë në përgatitjen e drogës.
Më tej, fotografitë e kostumeve të zhytjes të gjetura në aparatin e tij dhe ndërlidhja e tyre me elementë të tjerë të dosjes “Sky”, bëjnë që prokurori të mendojë se i pandehuri ka vepruar edhe si “nxjerrës”. Ky funksion konsiston në rikuperimin e drogave të fshehura në trupat e anijeve, në mjediset portuale.
Për mbrojtjen zbatohet parimi “non bis in idem”: një individ nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte. Por prokurori kundërshton se dënimi holandez nuk pasqyron seriozitetin e përfshirjes së tij të përgjithshme, prandaj ekziston edhe kërkesa për një dënim shtesë. Gjykata do të duhet të vendosë për këtë pikë ligjore si dhe për vlerësimin e rolit të Klodjan B. në këtë organizatë kriminale në shkallë të gjerë.
Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Geron Z., Klodjan B., apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.
black eagle
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:49
r.ll
klodian muço
TIRANË- Ekonomisti Klodian Muço është shprehur se janë një sërë faktorësh që s&eum...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:49
E. D
jan prenga
TIRANË- Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku dyshohet se ka vdekur dhe më pas është zhdukur Jan Prenga, ka...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:15
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti mes disa personave në Milot. ...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:00
E. D
Igli Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me aksidentit e ndodhur ditën...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:36
N.F
Dedan Gjoni
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni,...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:38
E. D
foto nga vendngjarja
LLOGARA- Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, në qarkun e Vlo...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:27
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 7 vite burg Dragisha Milenkoviç. Ai akuzohetpër krime l...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:19
r.ll
kampi
LEZHË- Një episod dhune është regjistruar në kampin e Gjadrit ku janë riatdhesuar nga Italia 40 emigrantë pas dekr...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 29- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati në loka...
Aktualitet
16 Prill 2025, 14:51
M.B
Adriatik Llalla
TIRANA- Gjykata e Lartë ka pranuar heqjen dorë nga rekursi të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik L...