Aktualitet

Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Ish-gardiani Dragisha Milenkoviç dënohet me 7 vite burg, gjobitet edhe për armëmbajtje pa leje

Ai akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit

16 Prill 2025, 15:27 Nga N.F
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Ish-gardiani Dragisha
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 7 vite burg Dragisha Milenkoviç. Ai akuzohetpër krime lufte në Kosovë. Sa i përket akuzës tjetër, për armëmbajtje pa leje Milenkoviç u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë.

Ai akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit. Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviçin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.

Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviç ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

 

 

 

kosove krime lufte

Sondazh

Poll