Aktualitet

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Policia bën gjithashtu me dije se është sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale.

16 Prill 2025, 15:18 Nga E. D
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, në pranga
foto ilustruese

TIRANË- Një 29- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij nëpërmjet celularit. Policia bën gjithashtu me dije se është sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë konstatuar se në një lokal në fshatin Daijas, viheshin baste sportive, me celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë, administratori i lokalit, shtetasi Sh. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll