Sport

9 gola në dy ndeshje të Champions-it, por pa surpriza, kalon Barça dhe PSG! - VIDEO

Tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen, PSG dhe Barcelona. Ata do të presin për të njohur kundërshtarët e mundshëm mbrëmjen e së mërkurës.

15 Prill 2025, 23:05 Nga DOSJA
9 gola në dy ndeshje të Champions-it, por pa surpriza, kalon

ANGLI - Kanë përfunduar çerekfinalet e kthimit të mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League. Në dy sfidat e kësaj mbrëmje, u shënuan 9 gola, teksa spektakli nuk mungoi.

Aston Villa iu afrua shumë surprizës duke fituar 3-2 përballë PSG-së në “Villa Park”. Megjithatë, parisienët shkojnë në gjysmëfinale falë triumfit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë.

Në krahun tjetër, Barcelona u tremb disi nga Borussia Dortmund. 3 golat e Guirassy për Dortmundin për pak se nuk bënë mrekullinë, por ishte autogoli i Bensabaini që uli gjermanët me këmbë në tokë dhe dërgoi katalanasit në gjysmëfinale.

Tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen, PSG dhe Barcelona. Ata do të presin për të njohur kundërshtarët e mundshëm mbrëmjen e së mërkurës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll