Sport

Lothar Matthaus paralajmëron Kompany: “Muller duhet të luajë, pa të… Kane? Ai nuk është në krizë, do të shënojë sërish”

Fjalët e Lothar Matthaus, ish-lojtar i Interit dhe Bayern Munichut, përpara ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

15 Prill 2025, 18:51 Nga DOSJA
Lothar Matthaus paralajmëron Kompany: “Muller duhet të

GJERMANI - Lothar Matthaus, ish-lojtari i Interit dhe Bayern Munichut, foli për Sky Sport DE për ndeshjen e nesërme në Sin Siro, ku do të përcaktohet një vend në gjysmëfinalen e Champions League. Ja çfarë tha ai…

Muller titullar… - “Për Bayernin aksionet janë shumë të larta në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Muller duhet të fillojë kundër Interit. Ai duhet të luajë, për mua çdo gjë tjetër është e pamundur. Nëse Kompany nuk zgjedh Muller dhe gjërat shkojnë keq, trajneri, i cili ka bërë një punë të madhe muajt e fundit, sigurisht që do të përballet me kohë të vështira”.

Mbrojtja e konfimuar? - “Nuk do të ndryshoja shumë në mbrojtje, Kim bën gabime herë pas here, por ai ka treguar se çfarë është i aftë”.

Besimi për kthim? - “Javën e kaluar Bayern tregoi se është skuadra më e mirë. E meta, ngjashëm me atë që ndodhi kundër Dortmundit, ishte shfrytëzimi i rasteve. Por nëse funksionon, Bayern Munich mund të përmbysë një deficit me një gol në çdo ndeshje. Rrugës i mungonin vetëm disa gjëra të vogla”.

Kane nuk është në krizë? - “Kane goditi shtyllën, gjërat nuk po shkojnë mirë për të, por nuk do ta quaja krizë. Kane e di se ku është goli dhe do të shënojë sërish. Për Bayernin, shpresojmë që të mërkurën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll