Sport

Mikel Merino përpara Real Madridit: “Rikthim? Ata e kanë bërë, por ne do të shkojmë në Bernabeu për të fituar"...

“Ne kemi shumë respekt për të gjithë rivalët tanë, përfshirë edhe Real Madridin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përpiqemi të ecim përpara me mentalitetin tonë”.

15 Prill 2025, 18:08 Nga DOSJA
Mikel Merino përpara Real Madridit: “Rikthim? Ata e kanë

SPANJE - Mesfushori spanjol i Arsenalit, Mikel Merino, foli për Cadena Ser përpara ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve midis klubit anglez dhe Real Madrid në Bernabeu, me “Topçinjtë” që duhet të mbrojnë epërsinë e tyre 3-0 nga ndeshja e parë, në të cilën ai shënoi golin e tretë. Ja çfarë tha ai…

Mos keni frikë nga Reali? “Rikthimi i mundshëm? Ata e kanë bërë këtë më parë, apo jo? Ne do të shkojmë atje me mentalitetin se është një lojë e hapur. Le të shkojmë me mentalitetin e fitores. Në futboll kemi parë gjëra shumë të vështira, prandaj kemi respekt absolut jo vetëm për Real Madridin, por për çdo ekip me të cilin përballemi. Do të paraqitemi në versionin tonë më të mirë dhe me gjithë dëshirën për të fituar”.

Besnik në identitet? “Prioriteti është të jemi besnikë ndaj stilit tonë të lojës, ne duhet të mbetemi skuadra që na lejoi të arrijmë deri këtu. Ne kemi baza, parime, një mënyrë për të luajtur dhe kuptuar futbollin që duhet të ndjekim, gjë që ka bërë ky ekip gjatë gjithë sezonit. Ne kemi shumë respekt për të gjithë rivalët tanë, përfshirë Real Madridin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përpiqemi të ecim përpara me mentalitetin tonë”.

Mbrëmja e Declan Rices? “E vërteta është se ishte një moment unik, veçanërisht për të. Për kundërshtarin, për rëndësinë e ndeshjes. Ai është një lojtar i krijuar për lojëra të mëdha dhe, kur na duhej, na erdhi në ndihmë. Jemi shumë të lumtur për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll