Sport

Tragjedi në futbollin shqiptar, 28-vjeçari, ndërron jetë në fushë!

Në ndeshjen e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 është shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

15 Prill 2025, 23:00 Nga DOSJA
Tragjedi në futbollin shqiptar, 28-vjeçari, ndërron jetë

TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fushat e futbollit në Shqipëri kur ende është e freskët tragjedia në Kategorinë Superiore me ndarjen nga jeta Dwamena-s.

Në ndeshjen e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 është shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti B.H. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll