Sport

Futbolli shqiptar hapet më shumë ndaj botës, tashmë edhe në platformën FIFA+

Ndeshje të përzgjedhura nga kampionatet tona do të transmetohen në FIFA+, duke ofruar akses të lirë dhe cilësi të lartë transmetimi për të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër emocionet e futbollit shqiptar.

15 Prill 2025, 20:54 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar hapet më shumë ndaj botës, tashmë edhe

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka kënaqësinë të njoftojë marrëveshjen e arritur me FIFA+, platformën digjitale globale të FIFA-s.

Falë këtij bashkëpunimi, futbolli shqiptar do të jetë më afër tifozëve në mbarë botën. Ndeshje të përzgjedhura nga kampionatet tona do të transmetohen në FIFA+, duke ofruar akses të lirë dhe cilësi të lartë transmetimi për të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër emocionet e futbollit shqiptar.

Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar dhe promovimin e lojës sonë në një audiencë globale. Jemi të bindur se kjo marrëveshje do të shërbejë si një urë lidhëse mes tifozëve dhe pasionit të vërtetë që ofron futbolli ynë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll