Politike

Prezantimi i kandidatëve në Vlorë/ Paralajmërimi i Berishës për bandat kriminale: Po u implikuat me votat do të shpalleni grupe terroriste!

Berisha tha se grupeve kriminale do tu priten lidhjet me politike dhe do të vendosen para ligjit.

15 Prill 2025, 20:47 Nga r.ll
Prezantimi i kandidatëve në Vlorë/ Paralajmërimi i
prezantimi i kandidateve

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se qytetarët shqiptarë do të marrin mbrapsht ato para që sipas tij janë grabitur nga qeveritarët. Berisha tha se grupeve kriminale do tu priten lidhjet me politike dhe do të vendosen para ligjit. Gjithashtu pati një tjetër paraljmërim për ta,  ku tha se bandat të cilat implikohen me votë do të shpallen grupe terroriste. 

"Pastrimi i shtëpisë është një zotim solemn. Shtëpia do të pastrohet dhe shqiptarët do marrin mbrapsht paratë e vjedhura nga këta qeveritarë. Këta qeveritarë që ndërtuan parajsat e tyre mbi taksat e shqiptarëve. do përballen me ligjin. Pronat e tyre do gjenden kudo që janë fshehur, do u kthehen shqiptarëve. Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do u pritet çdo fije me politike dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit kudo që ndodhet, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.
Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë se do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni ju.

Miq, ky është programi i Shqipërisë Madhështore. Ky program u fton ju, fton çdo opozitare dhe opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e këtij programi tek çdo qytetar shqiptar, tek çdo socialist, tek çdo i paparti. Ky program është për çdo shqiptar që e do këtë vend, që do të jetojë në Shqipëri, që do të prosperojë në Shqipëri. Por të shkojmë jo si politikanë, jo si zyrtarë, por të shkojmë si misionarë. Si misionarë dhe vetëm si misionarë. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje madhështore. Për këtë mesazh që i përcillini sot Shqipërisë si Vlora e fitores. Njisha. Të gjithë jemi njisha... Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!", u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll