Politike

Sekretarit të KZAZ 93 në Konispol i humb vula, Zhupa: Organet kompetente të marrin masa urgjente! PD ka përgatitur kallëzim penal për Lakon

Ajo thekson se kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor.

15 Prill 2025, 17:52 Nga N.F
Sekretarit të KZAZ 93 në Konispol i humb vula, Zhupa: Organet
Zhupa

SARANDË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit. Zhupa thekson se dy funksionar të administratës publike po përdoren si vegla elektorale. 

Sipas saj nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako njëkohësisht sekretar i KZAZ ka humb vulën e KZAZ 93. Ajo thekson se kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Zhupa shtoi se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente dhe se Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Lakon.

"KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale. Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir, që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.

Nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ, humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.

Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon. Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93," shkruan Zhupa.

 

zhupa pd

Sondazh

Poll