15 Prill 2025, 18:59
Nga N.F
Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e sotme në një takimin elektoral me të rinjtë në Kamëz. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Kamza nga një zonë djerrë dhe e braktisur u transformua në një park të lulëzuar me investime dhe zhvillim.
Ai më tej foli edhe në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në BE sipas planit për Shqipërinë 2030. Ram theksoi se pasaporta evropiane nuk është vetëm një dokument udhëtimi por një status i ri për krejt shqiptarët.
"Duan që të ndryshojë vendi ku jetojnë dhe duan që të jetë ndryshe. Nëse ka vend në Shqipëri ku realiteti është libër, tek shërbimi, gjelbërimi, ndriçimi, pastërtia e kështu me radhë, është pikërisht Kamza, për të parë sesi duke ia ngarkuar detyrën një njeriu të duhur, bëhet e mundur që shumë gjëra të bukura që nuk kanë ndodhur më parë, të ndodhin e të bëhen realitet.
Kur isha më parë këtu me ju nuk ishte kështu ky park, por të jeni të bindur se në fund të dekadës nuk do jetë kështu, por do jetë siç është ky park sot krahasuar me çfarë ishte, zonë komplet djerrë, e braktisur, ku gjithkush mundohej të kapte nonjë copë, ku kishte ferra e dhera, e nesër do të jetë destinacion i jashtëzakonshëm.
Ashtu është ekzaktësisht e ngjashme edhe Shqipëria, si ky park, me këtë park, historia e këtij parku është historia jonë. Siç ishte parku më parë është Shqipëria që gjetëm dhe siç është sot është edhe vendi, që ka akoma, infrastrukturë që zhvillohet, filiza që janë mbjellë e po rriten, por ka shumë hapësirë tjetër për të mbjellë, për t’u bërë një pyll i bukur.
Nuk dua të them ato që tha Elisa, sepse atë kemi udhëheqëse këtu në Kamëz, por dua të them ca gjëra që janë të rëndësishme për vendin dhe historinë tonë me hyrjen në BE. Dua t’ju them se ajo pasaporta aty është një dokument që nuk është një dokument udhëtimi, i ri që zëvendëson të vjetrin, që ka të shkruar Bashkimi Europian e që na jep mundësinë për të shkuar atje. Është diçka krejt tjetër, kjo pasaportë është një status i ri për krejt shqiptarët," tha ai.
rama
Politike
15 Prill 2025, 18:39
Sali Berisha ne Fier
FIER – Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në qytetin e Fierit në kuad&eum...
Politike
15 Prill 2025, 17:52
N.F
Zhupa
SARANDË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" &...
Politike
15 Prill 2025, 18:02
r.ll
edi rama
TIRANË- Në prezantimin e programit për infrastrukturën e "Shqipërisë 2030", kryeministri Edi Rama ka folur edhe p&eu...
Politike
15 Prill 2025, 17:59
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se sistemi i kamerave që do të instalohet nga projekti i nënshkruar me Emiratet e Bashku...
Politike
15 Prill 2025, 17:52
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit elektoral për infrastruktur&...
Politike
15 Prill 2025, 17:35
N.F
Foto
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeev, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se votim...
Politike
15 Prill 2025, 17:28
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në aktivitetin "Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërin...
Politike
15 Prill 2025, 16:52
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetik&e...
Politike
15 Prill 2025, 16:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, do të transmetohet dokumentari i rrjetit publik gjerman, ZDF për Shqipërinë dh...
Politike
15 Prill 2025, 16:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashp&eu...